Nga Shqipëria / E Diel 6 Janar 2019, 16:04

'Ishte një katastrofë', Bleona tregon pse 2018 s’ishte ashtu siç donte

Këngëtarja shumë e njohur Bleona Qereti ka qenë padyshim një ndër personazhet më të komentuar të vitit që lamë pas. Ajo ka qenë shumë aktive në muzikë dhe ka publikuar disa këngë të reja të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Por siç duket, ndryshe nga jeta profesionale në jetën personale Bleona nuk ka qenë shumë e kënaqur. Së fundmi ajo ka publikuar një video e cila është shkëputur nga dasma e modeles së njohur Angela Martini një vit më parë.

Në këtë video Bleona shihet duke kapur buqetën me lule të nuses dhe pranë videos ka uruar që këtë vit pse jo dhe ajo të gjejë dashurin pasi 2018 s’ka qenë aspak i mirë për të.

“Me plot shpresë këtë vit. Sepse 2018-ta ishte një katastrofë” – shkruan me humor këngëtarja shqiptare.