Dy futbollistët e kombëtares Shqiptare, Eros Grezda dhe Bekim Balaj me rastin e fesave dhe pushimeve të fundvitit kanë vendosur që të argëtohen në një nga clubet e kryeqytetit me muzikë popullore.

Në disa video të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, dy djemtë e njohur shfaqen duke kërcyer nën ritmet e muzikës së njohur shqiptare Napoloni. Ata shihen mjaft të lumtur teksa kanë ngritur atmosferën dhe shihen duke kënduar me këngëtaren.
Kombetarja on Vidnews.



