Ditën e djeshme bëri bujë në media deklarata e Cozman, i cili lajmëroi se nuk është më pjesë e labelit 'Babastars' dhe i quajti anëtarët e grupit repera fallco. Pas kësaj deklarate, ditën e sotme ka reaguar reperi Skivi, i cili vetëm pak muaj më parë u largua nga Babastars.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Skivi ka zbuluar se mosmarrëveshjet mes anëtarëve të labelit kanë nisur prej kohësh, ai madje tha se që nga dita e nesërme Babastars nuk do të ekzistojë më pasi do pezullohet si firmë.

“BabaStars u krijua në vitin 2011 me kushtet më adekuate për punë, me kontributet apo thjesht me paratë e mia, Getit, Agonit dhe Ledrit.
Ndër kontribuesit kryesorë ka qenë edhe Drin Zatriqisi menaxher. Gjithçka ndryshoi me kohën siç po e shihni edhe ju vet. Cozman u bë pjesë e BS me kohën për shkakun e shoqërisë sime me DJ Jungle ndër vite. Me ikjen e Drin Zatriqit dhe Ledrit, vjen në punë i ashtuquajturi Dekorim Sahitisi menaxher i firmës, i cili me kohën zhvilloi kontrata me artistët e rinjsi Majk dhe Onat, në atë kohë [njiheshin si grupi] TDS.

Gjatë gjithë kësaj kohe, pas ndarjes së grupit Skillz, anëtarët e tjere sishokë dhe kolegë më bindën që të qëndroja në BS si Skivi dhe që duhet ta vazhdoja muzikën pa prezencën e Ledrit. Mirëpo gjatë viteve, fjalët dhe veprimet ndryshuan dhe si grup nuk kemi rënë darkord për asnjë veprim të përbashkët; për këtë arsye kemi pasur edhe ngecje edhe mosmarrëveshje brenda grupit, ku shpehherë ka dal nëpër media që kemi mosmarrëveshje. Por unë, për të mirën e grupit jam takuar me Agonin dhe Getin, gjithmonë si CEO i kësaj firme që t’i çojmë emrat përpara, jo prapa. Me kohën u tërhoqën nga studioja, zyra dhe gjithçka ku investuam.


Iku dhe firma, mbeti vetëm në letër dhe batabaza të shtetit. E kam edhe një thirrje publike dhe një sqarim për publikun e dashur dhe për krejt ata që na përkrahin pa rezerva. BabaStars nuk ka asnjë menaxher apo njeri adekuat që të përgjigjet në emër të gjithë anëtarëve. BabaStars nga e hëna pritet të pezullohet si frimë ose të vazhdojë me emra të rinj në firmën BabaStars duke bërë kështu që unë të mos jem Co-Founder( Bashkë-themelues) Dekorim Sahiti menaxhon Getin, Majkin dhe Onatin. Unë si pronar momental në BabaStars do e tërheq emrin tim nga firma BabaStars dhe do të vazhdoj të krijoj labelin tim. I lus të gjithë ata që nuk janë në këtë firmë, për momentin të mos përdoret BABASTARS derisa të zgjidhim këtë gjë (shpresoj në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme).

Ju faleminderit shumë nga zemra të gjithëve ju që më keni përkrahur gjatë këtyre viteve. Ju kërkoj falje të gjithëve që keni pyetur ‘ku është Skivi’. Skivi nuk është përgjigjur. Nuk kam treguar që kam anulluar koncertet dhe që jam duke punuar ditë e natë për diçka të re. Mizën elefant nuk e bëj dot. Ma bëni hallall. Këtë vit është koha ime. Kam shumë për të treguar. Ju dua shumë. Shihemisë shpejti në ekrane. Me dashuri, Skivi.”





