Të premten që lamë pas, emisioni i njohur në Top Channel, "Hell’s Kitchen" pati finale e madhe ku dhe u shpall fituesi i parë i këtij edicioni. Mirëpo, gjatë gjithë kësaj periudhe ky emision është diskutua gjatë për sjelljen agresive të Renatos me konkurrentet dhe për numrin e madh të pjatave që u thyen.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në websiten e tij, shefi i njohur i kuzhinës zbuloi se sa pjata ka thyer gjithsej në këtë edicion. Sipas tij janë thyer plot 412 pjata.

“Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të Hell’s Kitchen: Sa pjata u thyen. Kuriozitetin po jua shuajsot më në fund." – shkruan Renato Mekolli në ëebsite-n e tij. Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzukët e Greqisë. Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk. Ju dua. Shihemisë shpejti.” – shton ai






