Nga Shqipëria / E Diel 6 Janar 2019, 13:01

I tha se do ndahej shumë shpejt me Gencin, Eni Koçi i kthehet keq fansit

Një nga dyshet më të komentuara të vitit që lamë pas ka qenë Eni Koçi dhe këngëtari Genc Prelvukaj. Lidhja e tyre është diskutuar gjatë në media, mirëpo vetëm pak javë më parë ata pranuan se janë bashkë.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, Eni zbuloi lidhjen disa vjeçare me Gencin dhe pran postimit shkroi: Jeto, dashuro dhe qesh.

Mirëpo, ndër komentet e shumta në këtë foto, njëri nga fansat vuri në dyshim lidhjen e saj dhe të Gencit duke i thënë: “Për një vit ndaheni, kismet si të tjerët".

“Kur ekziston një marrdhënie e sinqertë, gjithmonë funksionon. Me vjen keq që jeni mësuar me marrëdhënie ‘jo-reale’ që ndodhin vërdallë. Gjithsesi, mendoj që të gjithë ne shqiptarët duhet ta kthejmë një herë gishtin nga vetja. Shihni një herë çfarë partneri keni zgjedhur për të kaluar jetën, a e doni dhe a jeni të lumtur ?! Kjo ka rëndësi, gjithsecili nga ne te jetë i lumtur në jetën e vet. Mos u merrni shumë të hidhni vrer e dashakeqësi (dhe pse shumë të rrallë janë këta njerëz që e bëjnë) sepse Zoti j’ua kthen në jetët tuaja. Unë ju uroj më të mirat dhe uroj nga njeriu i jetës tënde mos të ndahesh kurrë siç ndahen shumë e shumë, por të kesh jetë të lumtur", i përgjigjet Eni.