Nga Shqipëria / E Diel 6 Janar 2019, 12:12

Ndryshe nga i gjithë vendi, ky fshat shqiptar nuk festoi Vitin e ri për këtë arsye

Ndonëse të gjitha qytetet në Shqipëri dhe Kosovë e festuar ardhjen e  Vitit të ri dhe prej disa javësh kishin zbukuruar vendin me drita dhe pemë, në fshatin fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më Jugperëndimor të Kosovës atmosfera e festës ka munguar dhe asnjë nga banorët nuk e ka festuar ardhjen e 2019.

Siç është mësuar banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet. Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se, shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

Tradita e mos festimit të ndërrimit të viteve Subhi Tusuni, 80-vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës. Ai thotë se, shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

Burimi:Zeri.