Ditën e djeshme, reperi i njohur Cozman lajmëroi se nuk është më pjesë e labelit të njohur Babastars dhe nëpërmjet një deklarate tregoi se ka anuluar të gjitha koncertet pasi ka plane të reja për veten e vet.

“U kërkoj falje fansave për anulimin e koncerteve, por dua të filloj gjëra të reja. Nuk mundem më me repera fallco, këta nuk ishin askush. Kështu që kam bërë një pushim që të pushoj dhe të rregulloj disa gjëra. Unë do të vij, por këtë herë do të vij ndryshe", shprehej Cozman.

Pas kësaj deklarate që s’bëri bujë në të gjitha mediat, Cozman ka marrë një vendim të papritur duke hequr nga Insagrami të gjithë anëtarët e Babastars.






