Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë i ftuar kryeministri i vendit, Edi Rama. Gjatë intervistës, në ekranin e studios, moderatori Ermal Mamaqi ka shfaqur disa pamje nga shtëpia e Ramës që ndodhet në Surrel.

"Shtëpia është shumë e mirë, shumë e rehatshme, nuk ka nga ato salltanetet me luanë, me elefantë, me krokodilë, me delfinë, nuk i dua ato, nuk dua ato plakat që kur futesh në shtëpi sikur futesh në disko", u shpreh kryeministri.

"Unë në një moment të caktuar do tërhiqem nga kjo punë dhe do merrem me art, me krijimtari prandaj këtu është ideja që nesër ky të jetë vendi ku unë do merrem me art, krijimtari. Për momentin shkoj tek oxhaku i shokut tim prandaj është kështu kjo".

"Shtëpia u bë falë gruas se po te mos ishte ajo nuk bëhej shtëpia. Unë përgjithësisht kam jetuar me teorinë që vijmë dhe ikim vetëm nga kjo botë. Por kur martohet njeriu, bëhet me fëmijë, mblidhet. Ishte merita e Lindës që u bëra me shtëpi", u shpreh kryeministri.






