Së fundmi "Monitor" ka publikuar disa të dhëna të cilat janë bazuar në Anketën e Buxhetit të Familjes, ku tregojnë qytetet shqiptare që kanë shpenzuar më shumë para për arsim.

Sipas raportit, në vendin e fundit si qyteti që ka shpenzuar më pak lekë për arsimim renditet Shkodra me rreth 1.1%.

Ndërkohë edhe pse Kukësi është një nga qarqet më të varfëri në vend renditet në vend të parë si qyteti që ka shpenzuar më shumë të ardhura për arsimim. Kukësi sipas Monitor ka harxhuar rreth 9.1% të totalit të të ardhurave.

Pas Kukësit vjen Fieri me 6.8%, Tirana me 5.2% të totalit të shpenzimeve dhe Lezha me po të njëjtat harxhime si Tirana.

Rreth 1.6% e shpenzimeve totale kanë qenë shpenzimet për arsim në Elbasan, Dibër dhe Berat. Ndërsa qarqet me shpenzimet më të ulëta janë Vlora me rreth 1.4% të totalit.
Burimi:Monitor.



