Alketa Vejsiu është padyshim një nga moderatoret më të suksesshme shqiptare, e cila ka prezantuar një sërë emisionesh shumë të ndjekura dhe të dashura për publikun. Shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, Alketa publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi së bashku me familjen, Alketa është nisur për disa ditë pushimi ku ka publikuar mjaft foto nga vendi i mbuluar me dëborë.

Në një video të publikuar në Instagram ajo ka habitur fansat teksa ka treguar se në të ardhmen ndoshta nuk e shohim më në moderim, pasi ka ndërmend të bëjë një film.

“Doja të qëndroja pak vetëm që të mendoja… Kaq shumë gjëra të bukura. Një ditë do bëj një film”, ka shkruar ajo pranë videos.





