Ditën e sotme, këngëtari shumë i dashur për publikun Flor Mumajesi ka publikuar një mesazh që i ka dërguar këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, pasi pa lajmin se ajo kërkonte një burrë.

“Tak tak… Hape derën, jam unë Burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot”, i shkruante Florin në mesazh.

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë dhe këngëtari ka publikuar në Instastory përgjigjen e Bebes. Këngëtarja e famshme ja ka lexuar mesazhin, por ka vendosur mos ti kthej Florit një përgjigje.

“E di që do thoni që nuk është e vërtetë, por ju siguroj që është e vërtetë. S’ka gjë unë prapë xhan.”- shkruan ai krahas fotos së bisedës me Beben.




