Loredana ka qenë një nga personazhet më të komentuara në media. Ajo është mjaft e suksesshme në muzikë dhe këngët e saj janë kthyer menjëherë në hite.

Siç dihet pak kohë më parë, Loredana dhe reperi Mozzik u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin e veçantë Hana.

Mirëpo, së fundmi vëmendjen e mediave e ka marrë motra e saj e vogël Rozafa e cila po përflitet së fundmi se është në një lidhje me reperin e njohur Gent Fatali.

Ka qenë vetë Genti ai që ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Rozafën, ndërkohë që ajo e ka mbuluar fytyrën me duar.





