Këngëtarja e famshme shqiptare Enca është padyshim një nga më të komentuarat në media e rrjete sociale për fotot e videot që publikon vazhdimisht e që ngjallin interes për publikun.

Në këtë fillim të vitit 2019, Enca ka marrë një vendim drastik dhe ka hequr dorë nga shumë prej kujtimeve të saj të vjetra dhe i ka habitur të gjithë fansat me veprimin e fundit që ka kryer.

Ajo ka publikuar një video anës detit, ku në një moment ka filmuar telefonin që ka në dorë dhe e ka flakur atë në mes të detit, duke ia bërë me dorë mirupafshim.

“Mirupafshim kujtime të vjetra”, ka shkruar këngëtarja përbri kësaj videoje, ndërkohë që nuk dihet nëse ky celular ka qenë dhuratë nga dikush i rëndësishëm për Encën në të kaluarën.





