Nga Shqipëria / E Premte 4 Janar 2019, 15:03

Rikthehet Marina Vjollca, zbulohet super emisioni i ri që do prezantojë

Moderatorja Marina Vjollca ka qenë shumë e komentuar këtë sezon televiziv, pasi nuk u shfaq në ekrane që pas moderimi të spektaklin “C’est la vie”. Momentalisht bukuroshja është me pushime në Las Vegas bashkë me bashkëshortin e saj, duke shijuar fillimin e një viti të ri.

Nga ana tjetër, motra e Marinës, Luana, ka përfunduar me sukses sezonin e dytë të emisionit të saj “Shiko kush luan”, ku pak më parë ka publikuar disa klipe nga momentet më të bukura të këtij emisioni.

Në mes të shumë komenteve që e përgëzojnë për punën, ka qenë ai i Marinës, e cila komplimenton motrën e saj: “Shumë krenare për ty jetë”, ndërsa Luana ka zbuluar projektin e ri të motrës së saj: “Mezi po pres për bombën tënde tani jetë”, duke na zbuluar të gjithëve se Marina e ka gati projektin televiziv dhe do ta lançojë shumë shpejt.