Nga Shqipëria / E Premte 4 Janar 2019, 15:03

Në ditëlindjen e Xhemit, Arbana Osmani bën urimin më të çuditshëm

Dy ditë më parë moderatorja e njohur Arbana Osmani publikoi në 'Instastory' disa foto të saj dhe të Xhemi Shehut për të pritur kështu ditëlindjen e saj. Xhemi e mirëpriti si surprizë, por nëpërmjet mesazheve tregoi se nuk i pëlqyen aspak fotot.

Ditën e sotme, moderatorja e njohur feston ditëlindjen dhe të gjithë prisnin që Arbana ta uronte nëpërmjet postimit të fotove të tjera, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ajo i bëri mikeshës së saj urimin më të pazakontë. Në instastory, Arbana publikoi një foto të vetën teksa shfaqej duke bërë maskë për fytyrën dhe pranë saj ka shkruar një urim për Xhemin.