Nga Shqipëria / E Premte 4 Janar 2019, 14:02

Nga të varfëritë e deri tek të pasurit shqiptarë, ja për çfarë shpenzojnë më shumë para

Së fundmi sipas një studimi të kryer nga Anketa e Buxhetit të Familjes është zbuluar se për çfarë shpenzojnë më shumë të varfëritë dhe të pasuritë në Shqipëri.

Për sa i përket familjeve që harxhojnë pak pra Klasa I, sipas raportit këto familje shpenzojnë më shumë para pra 74% për ushqim dhe strehim. Ndërsa rreth 5% e shpenzimeve, komunikim, shëndet, pije alkoolike dhe duhan. Ndërsa për sa i përket shpenzimeve për restorante, argëtim, kulturë dhe arsim, kanë një peshë të papërfillshme në strukturën e shpenzimeve.

Ndërsa ndryshe nga këto, familjet që shpenzojnë shumë sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit Familjar , këto familje që I përkasin klasës V, 35% e totalit të të ardhurave të tyre I harxhojnë për ushqim, ndërsa krahasuar me Klasën I (ata që shpenzojnë pak) kanë shpenzime më të larta për transport rreth 10.7% e totalit të shpenzimeve, për arsim 8.7%, banesë 8.4%, restorante dhe hotele 7.5%.

10.7% të totali i zënë shpenzimet për transport, ndërsa për familjet me shpenzime të ulëta vetëm 1.8%.

Ndryshe nga familjet me shpenzime të ulëta që preferojnë ushqimin e shtëpisë, familjet me shpenzime të larta shpenzojnë rreth 7.5%  të shpenzimeve për të ngrënë jashtë, përkundrejt 1.4% që shpenzojnë familjet e klasës I.

Për familjet me shpenzime të larta, shpenzimet për arsim kanë një peshë 8.7% të totalit, ndërsa në familjet me shpenzime të ulëta rreth 0.1%.

Klasa V e familjeve shpenzon më shumë edhe për veshje, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet për veshje zunë 4.7% të totalit, për kundrejt 2.5% që zinin tek familjet e Klasës I.

Shpenzimet për Komunikim zënë një peshë më të lartë te familjet që shpenzojnë pak, sa 4.7% e totalit të shpenzimeve të tyre, ndërsa për familjet e Klasës V, shpenzimet për komunikim janë sa 2.8% e totalit.

Burimi:INSTAT.