Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e tij të 26-të. Ai ka qenë në një klub duke performuar, teksa njerëzit e tij më të dashur e kanë surprizuar.

Gjikos i kishin bërë një tortë në formën e kartëmonedhave 500 euro, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe në një foto tjetër, Gjiko publikoi shishen e një shampanje. “Torta e ditëlindjes”, ka shkruar reperi krahas fotove.

Nga ana tjetër, ndoshta një nga urimet më të veçanta në këtë ditë, Gjiko ia ka bërë vet vetes së tij.

“Urime ditëlindja GJIKO , mos harro që jeta ka batica e zbatica lumturi e mërzi, qysh t% ka thon gjyshi këtë jetë duhet të mundohesh sa ma shumë me honger, e jo ajo ty. Vazhdo noto si një peshkaqen i madh”, shkruan ai teksa publikon një foto nga pushimet.




