Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa në tetor të 2018 u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Kajan. Çifti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto të vogëlushit, por duke ja mbuluar fytyrën.

Në natën e ndërrimit të viteve, Veliaj publikoi për herë të parë një foto me Kajan në sheshin Skënderbej ku shfaqej pak fytyra e tij.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Veliaj është fotografuar teksa ka qenë duke shëtitur me Kajan në rrugët e Tiranës. Në foton e shkrepur nga fotografi i bashkisë Gent Onuzi, kryebashkiaku shihet duke u kujdesur për të birin i cili ndodhet i shtrirë në karrocë.






