Nga Shqipëria / E Diel 30 Dhjetor 2018, 19:07

Video: Presidenti Meta dhe Bes Kallaku bëjnë surprizën më të bukur për fëmijët e fshatit SOS

Në prag të ndërrimit të viteve, presidenti Ilir Meta dhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku kanë qenë ditën e sotme pran fëmijëve të Fshatit SOS, me të cilët kanë kaluar disa orë argëtimi.

Presidenti dhe Besi kanë shtruar një drekë për vogëlushët  dhe më pas janë argëtuar duke kërcyer dhe kënduar së bashku me ta. Besi gjithashtu ka rrëmbyer mikrofonin dhe kanë kënduar disa nga këngët e tij më të njohura.

Gjithashtu bashkë me ta ka qenë dhe djali i presidentin Besar dhe e bija Era që kanë uruar gjithë shqiptarët për vitin e ri.

Meta kercen me femijet on Vidnews.