Nga Shqipëria / E Diel 30 Dhjetor 2018, 17:05

Dikur ishin kolege, por sot Ilda Bejleri injoron keq moderatoren shqiptare

Ilda Bejleri është njëra nga moderatoret më të njohura të sportit në Shqipëri, e cila komentohet shumë për veshjet e saj provokuese dhe format e kolme.

Së fundmi, Ilda ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku është bërë pjesë e lojës “Ndaje ose haje”. Në një moment, Ilda i duhej t’i përgjigjej pyetjes se kush nuk i mungon nga moderatoret që kanë ikur nga “Digitalb”.

Ilda është përgjigjur dhe ka thënë emrin e moderatores tjetër të sportit, Viola Spiros, duke thënë se nuk i mungonte fare dhe nuk e merr malli për të.

E mesa duket, marrëdhëniet midis dy moderatoreve nuk qenkan aspak mirë. Sipas “Iconstyle.al”, ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, ndërsa nuk dihet ç’mund të ketë ndodhur mes tyre.