Nga Shqipëria / E Diel 30 Dhjetor 2018, 16:04

Në pritje të një vajze, moderatorja shqiptare jep lajmin e ëmbël

Ajo është një nga moderatoret e njohura shqiptare e cila me emisionet e saj ka arritur të rrëmbej vëmendjen e të gjithë publikut. Bëhet fjalë për Ermira Çausholli, e cila siç dihet është nënë e 3 vajzave.

Ermira në këto ditë të fundit të vitit ka lajmëruar se ajo është në pritje të fëmijës së katërt dhe se është në muajin e pestë të shtatzënisë.

“Para se të mbyllet ky vit, do të ndajmë me ju lajmin më të bukur për familjen tonë. Jemi në pritje të ëmbël për herë të katërt dmth Mira është pesë muajshe e gjysmë shtatzanë” – ka shkruar ajo në postimin e fundit në Instagram ku ka pozuar me barkun e rrumbullakosur krah bashkëshortit.

Sipas burimeve pran ‘News 31’, moderatorja shqiptare është në pritje të vajzës së katërt.