Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov këtë fundvit kanë vendosur ta kalojnë jashtë vendit. Ata janë nisur prej disa ditësh në një udhëtim dhe vazhdimisht kanë publikuar foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, Adelina ka shpërndarë disa video ku shihet në një lokal duke u argëtuar me bashkëshortin dhe shoqërinë. Në një moment ajo ka xhiruar Serjozan duke kërcyer me një kërcimtare ekzotike.

Siç duket dhe nga videot Adelina nuk e ka aspak problem dhe shfaqet shumë e lumtur duke parë burrin dhe balerinën duke kërcyer së bashku.






