Nga Shqipëria / E Diel 30 Dhjetor 2018, 15:03

‘Unë e di ç'kam hequr', Graciano tregon vështirësitë që kaloi kur Albi dhe Klaudia u ndanë

Graciano Tagani është një nga balerinët më të njohur shqiptar, i cili ka qenë për 7 vite rresht pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos në “TV Klan”.

Por në një intervistë të fundit për emisionin “Thumb”, Graciano u shpreh se Albi e kishte pushuar nga puna në një mënyrë që ai nuk e priste kurrë, thjeshtë duke i dërguar një sms në WhatsApp.

Gjatë intervistës, Fatma e ka pyetur se si arriti balerini që ta mbante marrëdhënien mirë si me Albi Nakon dhe me Klaudia Pepën kur ata ishin të martuar dhe u ndanë më vonë.

“Unë jam ndarë 800 herë në jetën time, por kur janë ndarë ata zëre se jam ndarë unë. Nuk di, njëri më merrte në telefon, tjetri për tu takuar. Do te sqaronin muhabete por secili ka muhabetet e veta. Unë nuk kisha si të ndërhyja sepse isha miku i të dyve. Shpirti im e di se çfarë ka hequr”, u shpreh Graciano duke zbuluar kështu disa prapaskena nga ndarja e bujshme e dyshes.