Këngëtari i njohur shqiptar, Stine, ka habitur ditën e sotme të gjithë fansat teksa në ditën e fundit të vitit ka ndarë me ta një lajm të trishtë. Ai ka lajmëruar se i ka dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare me partneren e tij Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku Stine ka shpërndarë foton e ish partneres ka sqaruar se përse i dhanë fund marrëdhënies dhe i ka uruar asaj që të ketë një jetë më të mirë.

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar sëbashku! Kam bindjen e plotë se do të funksionojmë më mirë pa njëri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër , veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!” – ka shkruar Stine në foton e Gracielës.








