Nga Shqipëria / E Diel 30 Dhjetor 2018, 13:01

Gracianos si del e keqja me Albi Nakon, shihni ç’thotë për të pasi e pushoi nga puna

Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se koreografi i njohur Albi Nako kishte pushuar nga puna balerinin e njohur Graciano Tagani me vetëm një mesazh në Whatsapp.

I ftuar në emisionin “Thumb”, Graciano tregoi se ai ishte një veprim mosmirënjohës që nuk e priste aspak nga një person që ai e konsideronte mik. Madje tregoi se Albi as nuk i ka dhënë një shpjegim për këtë pushim.

“Thjesht pashë një remove [heqje] nga grupi i baletit në WhatApp, sepse një njeri i madh si Albi mund të pushojë dikë nga puna vetëm nga ËhatsApp-i. Nuk pata asnjë komunikim zyrtar. Thjesht remove nga grupi. E mora në telefon, ishkrova dhe më tha që do flasim nga afër dhe nuk folëm kurrë. Pastaj ishte shumë pak e rëndësishme që ta zgjasja si bisedë me Albin. Nuk dihet arsyeja, shkaku. Siç duket ka probleme me veten, është i paplotësuar ndoshta. Unë e kam pasur shumë mik. Kam punuar shtatë vite. Nuk e kam pasur koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim.”

Graciano më pas është pyetur se nëse ka pasur ndonjë përballje mes tyre:

“Te 'Kënga Magjike' patëm një përballje dhe Albi uli kokën. Nuk e di pse. Nuk folëm. Ndër të tjera, Tagani shtoi se nuk ka pasur asnjë konikt ose debat sado të vogël me Albin dhe Albën. “Unë Albën si balerinë e vlerësoj. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie që të them e kam pasur shoqe. S’më ka ngjitur si natyrë asnjëherë, por kam respekt për profesionin. Nuk kam pasur ndonjë konflikt.”

Ndër të tjera, Graciano rrëfeu se gjëja që e ka prekur më shumë është mosmirënjohja, pasi vendin që ka sot në Klan, Albi Nako e ka edhe përmes kontributit të gjithë balerinëve.

“Unë jam shumë mirënjohës në jetë, ama nuk lejoj kurrë që dikush të më prekë aty ku nuk mbaj dhe për mua profesioni është shumë i rëndësishëm. Nëse merrem me balet nuk e bëj për të ardhura, sepse dihet sa të ardhura ka, por sepse e dua. Dhe ti automatikisht më ke prerë krahët. Prandaj jam i prekur, jo se ngela pa punë. Jo se jam unë, se s’dua të fluturoj me pras, por e gjej ku të dua një punë tjetër. Por të jetë robi mosmirënjohës kurrë në jetë s’ka për të ecur. Nëse ka atë vend, e ka mbajtur përmes balerinëve."

I pyetur nëse marrëdhënia e tyre shoqërore ka marrë fund, balerini tha: “Absolutisht që po. Ishte personi i fundit që prisja që ta bënte këtë. Jo se më ka mbajtur me hatër, por sepse unë e kam mbajtur punën vetë dhe e dyta prisja që të më sqaronte. [Të më thoshtë] Graciano këtu po gabon, këtu nuk po sillesh mirë, nuk po punon.” 12/30/2018 Graciano Tagani për Albi Nakon: ‘Robi mosmirënjohës s’ka për të ecur kurrë në jetë’

Cila qe arsyeja e pushimit nga puna?

“Kam shumë alibi në kokë dhe s’dua të flas.”, tha ai.