Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata prej vitesh janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias.

Mbrëmjen e djeshme Ami ka qenë e ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku ndër të tjera ka folur edhe për propozimin përrallor për martesë që Ermali i ka bërë.

“Propozimi për martesë ka qenë si nëpër filma. Çdo vajzë e ëndërron propozimin për martesë dhe unë pata fatin ta kem tamam si nëpër filma, buzë detit, me hënën e plotë, shumë romantike. Unë nuk dija asgjë, ishte surprizë. Ishim jashtë me pushime dhe Ermali kishte menduar çdo gjë për propozimin. Madje dhe unaza me të cilën më propozoi për martesë ishte me gurin e shenjës time të horoskopit gjë që unë nuk e dija deri atë ditë. Kishte implikuar edhe njerëz të tjerë për ta bërë realitet”, tregoi Ami.






