Këngëtarja e dashur për publikun Eli Fara që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me zërin e bukur dhe pamjen e saj shumë të bukur. Ndonëse vitet kanë kaluar, Eli vazhdon të mbetet një nga femrat më të bukura shqiptare.

Ditën e djeshme, Eli ka qenë e ftuar në emisionin "Thumb" ku për herë të parë ka folur për disa nga momentet më të vështira në jetën e saj, ku ajo s’ka pasur bukë të haj.

“Momenti më i vështirë ka qenë në fillim, pas ’90 sepse ne jemi brezi që e kemi filluar nga zero. Dhe unë jam tipi që të mos kisha të haja nuk tregoja. Dhe në këtë aspekt jam krenare për veten që e kam kaluar vetë dhe nuk ua kam ngarkuar askujt. As prindërve. Thoja lekë kam, mund të mos kisha po nuk thoja. Njeriu duhet të ketë karakter.”,- është shprehur Eli.




