Nga Shqipëria / E Diel 30 Dhjetor 2018, 12:12

'Futi kokën nën tavolinë dhe po qante', Ami zbulon të pathënat e dasmës me Ermalin

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë e ftuar moderatorja e njohur Amarda Toska e cila është intervistuar nga bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi. Çifti i famshëm kanë zbuluar shumë të reja për jetën  e tyre personale dhe madje kanë treguar dhe disa të pathëna nga dita e tyre e dasmës.

“Në altar kam pasur shumë emocione dhe qava pak. Të gjitha fotot i kam si e traumatizuar. Më vjen keq kur i shoh tani sepse jam me sy të mallëngjyer ndërkohë që duhet të isha shumë e gëzuar”, u shpreh Ami.

“Pastori që po bënte pyetjet dhe po fliste për martesën, më pyeti mua ‘A është mirë’? Mirë, mirë i thashë unë pa merak”, tregoi Ermali.

“Një ditë më pas i kishte ti emocionet. Të qarë që ka bërë Ermali. Gjithë ai emocion i shpërtheu në lot por ishte shumë bukur“, tha Ami.

“S’do i themi të gjitha këtu. Sa turp më vjen tani. Kur pashë gjithë ata njerëz më kapi një gjendje si ngashërim. Fillova të qaja. Ishte subkoshienca që thoshte ça po i bëj vetes”, u shpreh Ermali me humor.

“Në momentin kur do çoheshin familjarët të kërcenin, ky futi kokën poshtë tavolinës dhe më tha mua ‘S’po ndaloj dot’. Ermal s’ka problem i thashë bëj sikur po fshin sytë”, tregoi Ami.