Një javë më parë, Jonida Maliqi rrëmbeu çmimin e parë në festivalin e RTSH së me këngën "Ktheju Tokës" dhe tashmë, ajo në muajin maj do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovizion’ që do të zhvillohet në Izrael.

E ftuar së fundmi në emisionin Trokit, Jonida ka zbuluar që kanë vendosur që këngën mos ta kthejnë në anglisht, port ë këndohet në shqip ashtu si Eugent Bushpepa këndoi këngën Mall vitin e kaluar.

Ndër të tjera ajo është surprizuar dhe nga prezantuesi i WiWiBlogs, William i cili i ka dhënë asaj disa këshilla dhe e ka uruar për fitoren e merituar.





