Nga Shqipëria / E Premte 28 Dhjetor 2018, 17:05

Dalin shifrat/ Ja sa adoleshente shqiptare u bënë nëna këtë vit

Televizioni 'Klan' së fundmi ka kryer një studim mbi lindshmërinë në vendin tonë. Sipas të dhënave, numri i lindjeve është gjithmonë e më shumë në rënie, mirëpo numri i adoleshenteve që bëhen nëna është rritur shumë.

Për gjatë vitit 2018, 4% e adoleshenteve në Shqipëri u bënë nëna ndërkohë që gjysma prej tyre janë në pritje të një fëmije.

Duke e krahasuar me vitin 2008-2009 vihet re se ka një rritje prej 1%, pasi 10 vite më parë 3% e vajzave të mitura në vendin tonë bëheshin nëna.