Pak muaj më parë "Top Channel" ka publikuar një spot të spektaklit të njohur "Big Brother", ku zbulonte se shumë shpejt ky format do të vinte në ekranin e njohur. Të shumta ishin lajmet e shkruara për të dhe aludimet se kush do e prezantonte. Mirëpo, pak javë më parë u bë e ditur se ‘Big Brother’ nuk do të transmetohet për shkak të shpenzimeve të shumta që ka.

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani që për vite ka prezantuar këtë format ka publikuar një foto ku lajmëronte se në datën 5 janar do të fillonte emisioni ‘Dua të të bëj të lumtur’. Në komente të fotos njëra nga fanset e pyeti se kur do të fillonte ‘Big Brother’, mirëpo përgjigja e Arbanës i ka lënë të gjithë pa fjalë.

"Po big brother 'kurrë' fillon?, e pyet ndjekësi, duke bërë një lapsus me fjalën 'kur'.
"Mirë e the", ja ka kthyer moderatorja, duke lënë të kuptohet se realityshoë nuk do të transmetohet më.







