Nga Shqipëria / E Premte 28 Dhjetor 2018, 16:04

Për herë të parë, Ermal Mamaqi zbulon fytyrën e Sias

Moderatori dhe aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë në muajin mars prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Sia.

Ata kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe kanë publikuar shumë foto me të voglën e tyre, mirëpo ata gjithmonë janë kujdesur që ta ruajnë privatësinë e saj dhe deri më sot nuk e kishin zbuluar fytyrën e saj.

Mirëpo, për herë të parë Ermali ka vendosur që fytyrën e Sias ta zbulojë në emisionin e tij “Xing me Ermalin” këtë të shtunë ku do të jetë e ftuar bashkëshortja e tij Ami. Në një video të publikuar në ‘Instagram’ shihet se Ermali dhe Joeli shkojnë për të takuar Sian pasi erdhi në jetë dhe në këtë fragment është kapur edhe fytyra e plotë e vogëlushes.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Nesër ju ftoj të ndiqni emisionin e bërë me më shumë dashuri deri më sot... @amardatoska ð??ð??ð?? ora 21 40

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on