Emisioni i njohur "Shiko kush luan" ka qenë një ndër më të ndjekurit nga publiku, mirëpo ka ardhur drejt fundit dhe në janar në ekranin e ‘Top Channel’ do të nisë një sezoni i ri i emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Ka qenë vetë Arbana Osmani ajo që ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ku ka treguar dhe datën kur do të nisë emisioni shumë i dashur për publikun.

Nëpërmjet një fotoje ku shfaqet duke prezantuar emisionin, Arbana ka treguar se në datën 5 janar do të nisë emisioni që i dedikohet historive njerëzore.






