Ditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar 7 ministra dhe ka emëruar ministra të rinj në vendin e tyre. Si zëvendës kryeministër ai ka emëruar deputetin Erion Braçe, duke zëvendësuar kështu Senida Mesin.

Në momentin që Rama ka dhënë lajmërimin se Braçe do të jetë zëvendës kryeministri i ri, në sallë kanë shpërthyer duartrokitjet, ndërkohë që kamerat kanë fiksuar reagimin emocionues të Braçes.

Siç dihet Erion Braçe aktualisht mban gjithashtu edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë.





