Këtë të diel në emisionin "Familja" do të jetë i ftuar moderator i njohur Ardit Gjebrea, i cili është surprizuar nga vajza e tij, Anna.

Ai ka shkuar në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe atje është përballur me Annën e cila duke qëndruar pas tavolinës së punës i ka dhënë një mesazh tepër emocionues moderatorit duke e bërë atë të përlotet.

“Ti je Arditi i të gjithëve, ama unë jam Anna e Arditit dhe për këtë gjë jam shumë e lumtur."- i thotë ajo Arditit, i cili preket nga fjalët e vajzës dhe i mbushen sytë me lot.

Pas mesazhit të Annës, ai ka mbetur pa fjalë teksa në zyrë është shfaqur edhe i biri, Jon, i cili ka ardhur menjëherë ta takojë.
View this post on InstagramArdit Gjebrea si asnjehere me pare vetem tek “Familja”... Kete te diele ora 20:05, ne @rtvklan !





