Prej disa javësh në media është komentuar sherri i bujshëm mes dy këngëtareve të njohura Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina. Sic u raportua në media ato janë zënë për shkak të make-up artistit të njohur Ariel.

Sherri i tyre u konfirmua edhe më shumë pasi dy kushërirat nuk e ndjekin më njëra tjetrën në rrjetet social. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Anxhelina ka reaguar për herë të parë.

Ajo ka shpërndarë këngën e re të kushëririt të saj Alban Ramosaj duke treguar kështu se pavarësisht fjalëve vazhdon të ketë një marrëdhënie të mirë me kushëririn e saj.






