Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" ka qenë i ftuar ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, i cili ka treguar diçka më shumë për veten. Siç dihet ai prej muajsh ka braktisur Italinë ku jetonte dhe së bashku me familjen e tij janë zhvendosur në Shqipëri.

Siç tregoi ai arsyeja e ardhjes së tij në Shqipëri është pikërisht angazhimi në bamirësi dhe fondacioni i hapur prej tij.

“Nga gushti i vitit të kaluar jetoj në Shqipëri dhe do të vazhdoj të jem këtu edhe për disa muaj të tjerë”, ka thënë Loriku para kamerave.





