Pak ditë më parë, reperi shqiptar Mozzik dhe partnerja e tij Loredana u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin e veçantë Hana.

Ata kanë qenë mjaft aktiv në rrjete sociale dhe kanë publikuar vazhdimisht foto me vogëlushen duke treguar se janë mjaft të emocionuar nga lindja e saj.

Së fundmi ka qenë vetë Mozzik ai që ka publikuar një foto shumë të ëmbël me Hanën teksa e mban në krahë dhe e puth në kokë.

"Shkruhet fëmijë, lexohet dashuri. Me ëngjëllin tim të vogël Hana."- ka shkruar Mozzik në foton e ëmbël me të bijën.






