Nga Shqipëria / E Premte 28 Dhjetor 2018, 13:01

'S'dua t'ia di, të rri ku të dojë!', nusja nxjerr nga shtëpia ish-vjehrrin

Mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ "Stop" është trajtuar sherri mes nuses dhe ish- vjehrrit të saj, i cili pretendon se nusja e ka nxjerr nga shtëpia e tij dy katëshe në Vlorë.

“Kam ndërtuar një shtëpi dy katëshe në vitin 2007 me kontributet e mia dhe të gruas sime. Kam një dokument vërtetim pronësie nga Hipoteka, që thotë se pronari i vetëm në këtë banesë është Ilir Musaraj!”, u shpreh denoncuesi Ilir Musaraj.

Siç rrëfeu Musaraj i biri u nda nga trungu familjar në momentin që u martua me Mariola Xhelialjn. Ai vendosi që ti strehonte ata në shtëpinë e tij ën Vlorë pasi jetonte vetëm. Mirëpo, në vitin 2015 I biri u nda nga Marjola dhe ajo e përzuri vjehrrin e saj nga shtëpia.

“Kjo ndarje i jep të drejtën kësaj zonje që të mendojë se përfiton pasuri nga vjehrri, jo nga i shoqi. Ligji për bashkëpronësi thotë shumë mirë që prona ndahet në përpjesëtim midis çiftit dhe fëmijëve”, tha Musaraj.

Për këtë arsye gazetarja është drejtuar për te Mariola për të dëgjuar versionin e saj.

"Jam martuar më 17 Shtator të 2007-ës. Kam gjetur atë shtëpinë atje. Një vit sa u bë kjo shtëpi, unë kam jetuar atje me burrin dhe me zotërinë, Ilirin. U divorcuam. Kam një djalë 9 vjeç! Nga biznesi dhe puna ime...U bë kjo shtëpia këtu, lekët e mia këtu vinin. Shiko, unë jam në një proces gjyqësor. E kam fituar në Shkallë të Parë, ma kthyen mbrapsht. Po nuk kam dokumente. Punoj në të zezë. Puna ime si punoj! Asnjeri s’e ka këtë truall! Ai e ka shtëpinë aty. Unë nuk dua t’ia di fare! Ajo derë është e mbyllur, që kur ka ikur im shoq. Të rrijë moj ku të dojë!", u shpreh Mariola Xhelilaj.