Nga Shqipëria / E Premte 28 Dhjetor 2018, 12:12

'Do të gjeni dashurin e jetës në 2019', Meri befason këtë shenjë horoskopi

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve. Shumë astrologë kanë filluar që të bëjnë parashikimet për shenjat e horoskopit dhe të zbulojnë më shumë për të papriturat që i presin shenjat në vitin 2019.

Së fundmi dhe astrologia e njohur Meri Shehu ka lajmëruar se një nga shenjat e horoskopit do të takojë në vitin 2019 dashurinë e jetës. Bëhet fjalë për shenjën e Luanit të cilët në 2019 do të merren më shumë me jetën personale.

Por lajme të mira rreth jetës private ka edhe për shenjën e Shigjetarit të cilët në vitin 2019 do bëjë njohjet më të mira dhe gjithashtu Ujori në vitin 2019 mund të ketë një martesë.