Mbrëmjen e djeshme efektivja e policisë Ina Nuku, e cila u dëmtua në protestën e Astirit ku humbi dhe gishtat ka qenë e ftuar në "Real Story", ku ka folur për herë të parë për këtë ngjarje. Ajo ka deklaruar se e ka falur personin që i hodhi kapsollën pasi ajo nuk është një person që nuk mban inat.

Ndër të tjera Ina është pyetur edhe për deklaratën e Erion Veliajt, i cili tha: "Jemi të gjithë burra. I shkojnë sytë të martohet një burri me një vajzë pa gishta?"

“Njeriun në fakt nuk e bën as dora as gishti, njeriu duhet të jetë i kompletuar dhe rëndësi ka shpirti, përmbajtja e tij, jo fiziku”, u shpreh Nuku para kamerave.




