Nga Shqipëria / E Premte 28 Dhjetor 2018, 12:12

E papritur/ Rama shkarkon Lindita Nikollën dhe 6 ministra të tjerë, ja kush i zëvendëson

Ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar plot 7 ministra të qeverisë, ku mes tyre ka qenë edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Ai ka larguar nga posti të gjithë ministrat që kishin 5 vite në qeveri duke i falenderuar ata për kontributin që kanë dhënë në këto vite.

Kështu, Senida Mesi është larguar nga posti i zëvendës kryeministres dhe në vend të saj ka ardhur Erion Braçe. Arben Ahmetaj largohet nga posti i Ministrit të Financave dhe në vend të tij vendoset Anila Denaj.

Damian Gjiknuri larohet nga posti i Ministrit të Infrastrukturës, Ditmir Bushati largohet nga posti i Ministrit të Jashtëm dhe në vend të tij është vendosur Gent Caka.

Lindita Nikolla largohet nga posti i Ministres së Arsimit dhe në vend të saj është vendosur Besa Shahini.

Mirela Kumbaro largohet nga posti i Ministres së Kulturës dhe në vend të saj është vendosur Elva Margariti.

Niko Peleshi largohet nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në vend të tij është vendosur Blendi Çuçi.

Elisa Spiropali është bërë Ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe Eduard Shalsi ministër i Sëpërmarrjes dhe Biznesit.