Nga Shqipëria / E Enjte 27 Dhjetor 2018, 19:07

Dëgjon këngëtarin shqiptar duke kënduar live, Jennifer Lopez bën reagimin e paparë

Këngëtari me origjinë shqiptare, Albert Stanaj ka qenë së fundmi i pranishëm në një festë private ku kanë qenë të ftuara shumë personazhe të famshëm nëpër botë. Ai ka performuar për ta këngë të ndryshme dhe një ndër tyre ka qenë kënga Last Christmas.

Të pranishme në festë kanë qenë dhe Jennifer Lopez dhe Sia, të cilat kur kanë dëgjuar Stanaj të këndojë live kanë mbetur të mahnitura nga zëri i tij.

Në një video të publikuar prej tij në Instagram shihet se JLO ka ngelur gojë hapur teksa Stanaj shihet duke kënduar Last Christmas.