Nga Shqipëria / E Enjte 27 Dhjetor 2018, 18:06

'Fillova të qaja', Olsi Bylyku rrëfen momentin kur mori vesh që s'fitoi në 'Kënga Magjike'

Siç dihet këtë vit aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku mori pjesë në "Kënga Magjike" me këngën ‘Si të flas’ që ishte një nga këngët pretendente për fituese të çmimit ‘New artis’.

Së fundmi, Olsi ka rrëfyer se edhe ai si shumë fansa priste që të fitonte këtë çmim, prandaj dhe në momentin që do të jepej u bë gati që të dilte në skenë, mirëpo ngeli i habitur kur fituese u shpallë Wendi Mancaku.

Në atë moment ai rrëfen se qëndroi i buzëqeshur sepse s’e kishte kuptuar ende që fituesi s’ishte ai. Kur e goditi, u zverdh, i ranë disa pikë loti, hoqi kufjen me forcë nga veshi, e përplasi në tokë dhe iku furishëm në drejtim të paditur.

Ndërsa më vonë pasi takoi Ardit Gjebrean ai i kishte komunikuar se Olsi ishte kualifikuar gjithsesi për në natën finale pasi ishte votuar nga artistët e tjerë.