Moderatorja e njohur Luana Vjollca pak ditë më parë ndau me ndjekësit edhe një promo projekti të saj të ri, duke u premtuar fansave të saj se do ta publikonte këngën e re para Vitit të Ri.

Por mesa duket planet nuk kanë shkuar siç ka dashur moderatorja, pasi pak më parë ajo u ka kërkuar falje publike të gjithë fansave sepse për shkak të impenjimeve të shumta, i duhet ta publikojë këngën në një moment të dytë.

“Miq, u mundova shumë që ta sillja këtë projekt në këtë fundvit e pavarësisht dëshirës së madhe, koha nuk më premtoi. Ndaj duke kërkuar ndjesë, ju lajmëroj që kënga shtyhet për një moment të dytë. Po punoj ndoshta më fort seç mund të përballoj, por ju premtoj që shumë shpejt ju presin surpriza shumë të bukura. Faleminderit për mbështetjen tuaj përherë, me ju në krah do ja dal gjithmonë”, ka shkruar Luana në Instagram.






