Nga Shqipëria / E Enjte 27 Dhjetor 2018, 18:06

Nuk do ta njihni, Nevina Shtylla bjonde duket si tjetër njeri

Moderatoria e njohur Nevina Shtylla është padyshim një ndër personazhet më të përfolur në media, e cila këtë sezon moderoi “Proçesi sportiv” dhe shumë shpejt do ta shohim të dielave në ekranin e “Top Channel”.

Së fundmi, Nevina i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave në Instastory, ku njëri prej tyre i ka thënë asaj se a ka menduar të bëhet ndonjëherë bjonde.

Mirëpo askush nuk e priste që Nevina të publikonte një foto me flokët bjondë dhe ka treguar se nuk ka ndërmend që t’i bëjë më kurrë.