Moderatorja e njohur Jonida Shehu dhe këngëtari Pirro Çako kanë qenë së fundmi pjesë e lojës Dilema në Top Channel, ku dhe në fund u bënë ftues të 2.5 milionë lekëve.

Ata kanë emocionuar teksa kanë treguar se shumën që fituan do ta dhuronin për fëmijët me sindromën Down në Shqipëri.

Teksa kanë parë që pas lojës së gjatë u shpallën fitues të shumës së madhe, Jonida dhe Pirro u përqafuan të emocionuar dhe në fund u duartrokitën nga i gjithë publiku.





