Pas largimit masiv të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë, ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim për të gjithë duke deklaruar se vitin e ardhshëm do të ketë rritje rroge si për mjekët dhe për infermierët.

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve, janë larg së qeni ashtu siç duhet të jenë, por janë larg me atë çfarë ka qenë, por janë shumë larg me çfarë ishin. Vitin e ardhshëm do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera, Kryeministri i kërkoi mjekëve të rinj të mos largohen nga vendi, pasi do t'i paguajë ata me të njëjtën shifër që do të merrnin në Gjermani.

“Për të gjithë ata që do kontribuojnë në ato zona që janë jashtë zonave të tyre të banimit, do marrin aq sa do merrnin nëse do ta fillonin punën në Gjermani”, ka deklaruar ai.
Burimi:Lapsi.al.



