Nga Shqipëria / E Enjte 27 Dhjetor 2018, 16:04

Nepsi i shtatzënisë: Elita Rudi çudit fansat me ushqimin aspak të zakonshëm

Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko kanë qenë së fundmi në vëmendje të mediave që pasi bënë publik lajmin se janë në pritje të një fëmije. Siç u përfol në media, dyshja janë në pritje të një djali, mirëpo vetë ata ende nuk kanë konfirmuar diçka.

Ndërkohë, moderatorja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale ku nëpërmjet postimeve në story ka zbuluar shumë nga shtatzënia e saj. Ajo madje ka treguar që gjatë kësaj periudhe ka konsumuar shumë limonë.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi në Instastory, shihet se Elita po e kombinon limonin me luleshtrydhe duke shtrydhur sipër tij limonë.

"Nepse të çuditshme në shtatzëni."- ka shkruar Elita krahas postimit.