Nga Shqipëria / E Enjte 27 Dhjetor 2018, 16:04

Uau: Aktori i njohur me famë botërore do të vizitojë së shpejti Shqipërinë

Aktori i njohur me famë botërore i filmit "The Terminator", Arnold Schwarzenegger është padyshim një nga aktorët më të famshëm në të gjithë botën, i cili njihet për filmat e tij shumë të suksesshëm.

Siç dihet ai ka një numër të madh fansash në Shqipëri, dhe për të gjithë ata së fundmi ka një lajm të mirë  pasi ata ta shohin live aktorin, pasi ai do të vijë në vendin tonë gjatë vitit 2019.

Këtë lajm e ka bërë të ditur bodybuilder-ja shqiptare, Holta Pilz, e cila në një intervistë për “Intv” ka treguar mbi vizitën e Arnold në Shqipëri.

“Unë do të sjell Arnoldin në Shqipëri dhe kam komunikuar edhe me bashkinë e ministrinë”, u shpreh Pilz, duke treguar se ai do të vijë në 2019 pasi momentalisht po merret me fushatën për t’u zgjedhur guvernator në Teksas, SHBA.